Off topic: Lamtumire Robert Shvarc, njeri i punes dhe shqiptar i mire! દોર પોસ્ટ કરનાર: Diana Kristo
| Diana Kristo યૂનાઇટેડ સ્ટેટસ્ Local time: 22:27 અંગ્રેજી થી આલ્બેનિઅન + ...
Lamtumire Robert Shvarc, njeri i punes dhe shqiptar i mire!
Nga Blendi FEVZIU/ Nje nder perkthyesit dhe intelektualet brilante te Tiranes se 40 viteve te fundit, Robert Shvarc ka nderruar dje jete ne banesen e tij. Eshte shuajtur, duke lene pas nje biblioteke me vepra te perkthyera nga disa gjuhe te botes; nje seri me autore te medhenj, te cilet aq bukur i ka bere te flasin shqip; nje numer pafund njerezish qe e duan librin e kulturen dhe qe s\'do ta harrojne asnjehere. Mbi te gjitha,... See more Lamtumire Robert Shvarc, njeri i punes dhe shqiptar i mire!
Nga Blendi FEVZIU/ Nje nder perkthyesit dhe intelektualet brilante te Tiranes se 40 viteve te fundit, Robert Shvarc ka nderruar dje jete ne banesen e tij. Eshte shuajtur, duke lene pas nje biblioteke me vepra te perkthyera nga disa gjuhe te botes; nje seri me autore te medhenj, te cilet aq bukur i ka bere te flasin shqip; nje numer pafund njerezish qe e duan librin e kulturen dhe qe s\'do ta harrojne asnjehere. Mbi te gjitha, duke lene pas kujtimin e nje njeriu te mrekullueshem, impulsiv dhe te dashur, sic do ta kujtojme gjithnje. Historia e Shvarcit eshte as me shume as me pak, ajo e nje qytetari te kontinentit, qe turbullirat e Luftes se dyte Boterore dhe origjina e tij hebraike e vertiten nga zemra e Europes ne Sarajeve e me pas ne Tirane. I lindur ne nje familje qe po zhvendosej per t\'i shpetuar tmerrit te persekutimit dhe krimeve naziste, ai mbeti ne Shqiperi. Fati desh qe Shvarc, si edhe raste te tjere me pare (Kujtoni Branko Merxhanin) te behej me shqiptar se shume nga ne; ta deshte Shqiperine me gjithe pasionin dhe te mos e braktiste me kurre ate, as pas 1990, kur me ne fund jo pak here pati rastin te vendosej ne Izrael apo SHBA. Dhe Shqiperia ja ka shperblyer pasionin e madh. Shvarc eshte \"Mjeshter i Madh i Punes\", \"Qytetar Nderi i Tiranes\" dhe mbajtes i Kryqit te Merites, dekoruar nga Presidenti gjerman. Por sot, kur Shvarc nuk eshte me mes nesh; sot, kur miqte e shumte, te njohur dhe ata qe e kane admiruar nga larg do te perkulen per here te fundit mbi varrin e tij, ne duhet ta nderojme akoma me shume. Duhet ta nderojme, se pari si njeriun e punes; ta nderojme per me shume se 45 vite qe qendroi cdo dite i ulur ne tavolinen e punes; per oret e gjata te lodhjes dhe trishtimit, per energjine qe nuk i mungoi kurre; per lodhjen qe nuk e vuri poshte as ato dite kur ishte me i semure se kurre. Ta nderojme, jo thjeshte si nje perkthyes dhe intelektual te madh, por si nje njeri, qe se bashku me dhjetra moshatare te tjere anonime, ka punuar vite te gjata, edhe pse nuk ka fituar asgje. Ta nderojme per Shqiperine e viteve te erreta te komunizmit dhe te viteve te veshtira te demokracise. Ta nderojme me shume se kurre keto dite dhe ne kete kohe, kur nga faqet e para te shtypit jane zhdukur njerezit e tipit te tij dhe kur trafikante droge, vrases ordinere apo te pasuruar te dyshimte jane bere modeli qe i ofrojme cdo dite shoqerise. Ta nderojme per t\'u treguar te gjitheve, se ne kete shoqeri qe po shkon drejt konkurences se ashper, jetojne ende njerez qe ngrihen heret ne mengjes, per te nisur po ate pune qe kane bere per shume vite me rradhe. Dhe nga e cila jetojne. Lamtumire, Robert Shvarc, njeri i punes dhe shqiptar i mire!
Marrë nga \"Korrieri\".
▲ Collapse | | | Diana Kristo યૂનાઇટેડ સ્ટેટસ્ Local time: 22:27 અંગ્રેજી થી આલ્બેનિઅન + ... વિષયની શરૂઆત કરનાર Shqipëronjësi i Remarkut: Lamtumirë jetë | Apr 26, 2003 |
Shqipëronjësi i Remarkut: Lamtumirë jetë
--------------------------------------------------------------------------------
Migena Hoxhalli
TIRANE
Mëngjesin e djeshëm është ndarë nga jeta përkthyesi i njohur Robert Shvarc. Ai i ka thënë lamtumirë jetës në moshën 70-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë që e mbajti për gati një muaj e gjysmë në spital, ku dhe dha frymën e fu... See more Shqipëronjësi i Remarkut: Lamtumirë jetë
--------------------------------------------------------------------------------
Migena Hoxhalli
TIRANE
Mëngjesin e djeshëm është ndarë nga jeta përkthyesi i njohur Robert Shvarc. Ai i ka thënë lamtumirë jetës në moshën 70-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë që e mbajti për gati një muaj e gjysmë në spital, ku dhe dha frymën e fundit. Robert Shvarc, një ndër figurat më të shquara të shqipërimit, do të nderohet sot me homazhe. Këto të fundit do t\'i bëhen trupit të tij të vendosur në mjediset e Teatrit të Operës e Baletit. Më pas ai do të përcillet për në banesën e fundit.
Lajmi i vdekjes së Shvarcit ka tronditur jo vetëm të afërmit dhe miqtë e tij, por dhe ata njerëz që e njohën nga larg, vetëm nëpërmjet penës shqipëronjëse. \"Eshtë një lajm që më ka tronditur shumë, shprehet përkthyesi i njohur, Edmond Tupja. Vërtet që nuk e prisja. Eshtë diçka tepër e dhimbshme\". \"Nuk duhet të harrojmë në asnjë moment, vazhdon Tupja, se Robert Shvarci është një prej themeluesve të dy prej shkollave kryesore të përkthimit në gjuhën shqipe. Dihet që shkolla e parë ishte ajo e Nolit, ndërsa e dyta ishte ajo e Vedat Kokonës, Robert Shvarcit e të tjerëve\". Sipas Tupes, \"Shvarc është një nga përkthyesit që ka mrekulluar breza të tërë lexuesish me shqipërimet e tij, por paralelisht ai këtë mrekulli e ka bërë edhe me përkthimet nga shqipja në gjermanisht\". Përkthyesi Robert Shvarc u konsiderua si një urë komunikimi ndërmjet kulturës shqiptare dhe asaj gjermane. Për gjithçka që ai bëri në lëmin e përkthimit, pikërisht në maj të vitit 1995 nderohet nga presidenti gjerman Roman Hercog me titullin \"Kryqi i Meritave Gjermane\". Shvarci ishte i pari, që mes personaliteteve të kulturës shqiptare madje dhe atyre të Lindjes, meritoi këtë titull të veçantë. Në dhjetor të vitit 2002 Shvarci mbushi 70 vjet. Dy muaj më pas, në shkurt të këtij viti, kryetari i Bashkisë së Tiranës e nderoi atë me titullin \"Qytetar Nderi\", ndërsa një muaj më pas, me propozim të Ministrisë së Kulturës ai nderohet nga presidenti i Republikës Alfed Moisiu, me titullin \"Mjeshtër i Punës\".
VEPRA TE PERKTHYERA NE SHQIP NGA ROBERT SHVARC
\"Tre shokët\" - Remark
\"Harku i Triumfit\" - Remark
\"Asgjë e re nga fronti i Perëndimit\" - Remark
\"Shkëndija e jetës\" - Remark
\"Obelisku i zi\" - Remark
\"Çifutka e Toledos\" - Lion Feuchtvagner
\"Françisko Goja\" - Lion Feuchtvagner
\"Zhozef Fushe\" - Stefan Xvajg
\"Nëna Kurajë e bijtë e saj\" - Bertolt Breht
\"Kënga e një nëne gjermane\" - Bertolt Breht
\"Ditët e Komunës\" - Bertolt Breht
\"Pushkët e nënës Karrar\" - Bertolt Breht
\"Opera për tre grosh\" - Bertolt Breht
\"Arturo Ui\" - Bertolt Breht
\"Baali\" - Bertolt Breht
\"Gjermania përrallë dimri\" - Henrik Hajne
Poezi nga Gëte, Shiler, Kurt Tuchoski,
Breht, H.M. Enzensberg
▲ Collapse | | | Monika Coulson Local time: 21:27 સભ્ય (2001) અંગ્રેજી થી આલ્બેનિઅન + ... SITE LOCALIZER Humbje e thellë | Apr 27, 2003 |
Edhe pse nuk pata rastin ta takoja personalisht Z. Robert Shvarc, më duket sikur e njoh atë, për shkak të mbresave të thella që më kanë lënë përkthimet e tij. Vërtet një humbje tronditëse...
Megjithatë, z. Shvarc ka lënë një pasuri të paçmueshme me ne. Qoftë i nderuar kujtimi i tij.
Monika Coulson | | | Diana Kristo યૂનાઇટેડ સ્ટેટસ્ Local time: 22:27 અંગ્રેજી થી આલ્બેનિઅન + ... વિષયની શરૂઆત કરનાર Alkimisti ynë i përkthimit | Apr 27, 2003 |
Alkimisti ynë i përkthimit
--------------------------------------------------------------------------------
Edmond TUPJA
Eshtë e dhimbshme të vdesësh, sado i vjetër qofsh. Sidomos në pranverë, kur gjithçka rilind, rizgjohet, rijeton. Këtë pranverë të katërt të mijëvjeçarit të tretë zgjodhi fati apo rastësia për ta shkëputur përkthyesin e poetin Robert Shvarc nga gjiri i botës artistike mbarëshq... See more Alkimisti ynë i përkthimit
--------------------------------------------------------------------------------
Edmond TUPJA
Eshtë e dhimbshme të vdesësh, sado i vjetër qofsh. Sidomos në pranverë, kur gjithçka rilind, rizgjohet, rijeton. Këtë pranverë të katërt të mijëvjeçarit të tretë zgjodhi fati apo rastësia për ta shkëputur përkthyesin e poetin Robert Shvarc nga gjiri i botës artistike mbarëshqiptare. E ndiej që fjalët e mia nuk arrijnë dot të shprehin atë brengë e hutim të brend-shëm që përjetoj në këto çaste të hidhura kur duket sikur koha ka mbetur në vend numëro e shikon vetëm prapa.
Robert Shvarci që u nda prej nesh pardje, ende nuk është kthyer në kujtim. Mua më duket sikur do ta takoj sot pasdite te Kafe Europa, ose do të flas me të në telefon për këtë apo atë problem arti, poezie apo përkthimi. Por në fakt ai nuk është më. Kurse ne jemi e ndoshta mua më duket pak e çuditshme sesi mund të jem pa të. E ndoshta kam një si ndjenjë faji të largët për vdekjen e tij.
Përse?
Sepse, këtu e rreth njëzet vjet të shkuara, një ditë, tek bënim një humor jo fare të zi, por me nuanca gri, unë i pata thënë, tek e shihja të pinte cigare pa pushim, se ia kisha bërë gati epitafin. Ai pati qeshur duke ma kthyer se njerëzit të cilëve dikush ua bën epitafin për së gjalli nuk vdesin kollaj. Asokohe, Robert Shvarci ishte duhanpirës i llahtarshëm dhe sapo i kishin dhënë një çakmak me kuarc. Epitafi im ishte ky:
Cigare me filtër/ Çakmak me kuarc / Alkimi e përkthimit / Robert Shvarc.
Alkimi e përkthimit... Po, Robert Shvarci ishte një alkimist i vërtetë, dhe normalisht alkimistët nuk vdesin që në moshën shtatëdhjetë e ca vjeçare. Prandaj vdekja e tij është pabesueshme, prandaj do të duhet shumë kohë që ai të kthehet në kujtim. Alkimisti ynë e kthente gjermanishten, spanjishten, frën-gjishten apo italishten të cilat, për atë që nuk i njeh këto gjuhë, janë metale të zakonshme, në ar shqiptar, një ar fjalësh e tingujsh fisnikë të papërsëritshëm. Rilexoni \"Tre shokët\" apo \"Harkun e triumfit\", rilexoni \"Çifuten e Toledos\" apo \"Francisko Gojën\" në variantin e papërsëritshëm të Robert Shvarcit dhe gjithçka rreth jush do të prarohet. Dhoma juaj do të kthehet në minierë ari. Ari shqip-tar 24 karat. Sepse te Robert Shvarci talenti dhe vullneti synonin vetëm të ngrinin lart gjuhën shqipe për t\'u thënë skeptikëve që kjo gjuhë është e zonja t\'i shprehë të gjitha ndjenjat e mendimet, sado e koklavitur qoftë forma e shprehjes së tyre, se të gjitha stilet e mundshme të të gjithë autorëve të mundshëm mund të rishprehen në njërën mënyrë apo tjetrën edhe në gjuhën e Naimit Frashërit e të Fan Nolit, të Ismail Kadaresë e të Fatos Kongolit. Por së pari, në gjuhën e vetë Robert Shvarcit, poetit herë të brishtë e herë zemërak, por që kurdoherë thoshte e mbronte të vërtetën.
Ky alkimist i përkthimit ishte një murg që mbyllej në vetminë e vet për t\'iu falur vetëm një perëndie, së Bukurës së folur, pra, gjuhës shqipe. \"Mos e dhunoni gjuhën shqipe\" qe pikërisht porosia, amaneti i tij i fundit dhënë gazetarëve ditën kur mori titullin \"Mjeshtër i madh i punës\" nga presidenti i Republikës.
Fatkeqësisht, vdekja e Robert Shvarcit dëshmon se edhe alkimistët vdesin e, me kalimin e kohës, kthehen në kujtim. Ky qenka fati i njeriut, i çdo-njërit prej nesh. Por një gjë nuk vdes, vepra e alkimistit, d.m.th. ari i tij. Çka, sipas meje, do të thotë se, ashtu si nuk kanë vdekur e as kanë për të vdekur ndonjëherë Shekspiri e Cervantesi i Fan Nolit, ashtu nuk kanë për të vdekur ndonjëherë Remarku e Fojtvangeri i Robert Shvarcit.
Në historinë e përkthimit shqiptar, figura e Robert Shvarcit do të mbetet si ajo e njërit prej themeluesve të shkollës moderne të përkthimit, e cila, krahas asaj klasike të Fan Nolit, i ka sjellë lexuesit shqiptar, pra, juve, mua, neve të gjithëve, kryeveprat e letërsisë botërore.
Faleminderit Robert!
▲ Collapse | |
|
|
Devis Kolonja (X) Local time: 20:27 અંગ્રેજી થી આલ્બેનિઅન + ... Une dhe Roberti | May 22, 2003 |
Thjesht nje histori e vogel...
Para shume vitesh ne Tirane u hap nje ekspozite franceze me rastin e 200 vjetorit te revolucionit francez. Une perhere kam qene i apasionuar pas historise dhe me pelqente te shkoja atje. Nje dite une me shume te tjere po shikonim nje film ne ekspozite. Gjate filmit une me nje shokun tim filluam te benim komente te ndryshme dhe te qeshnim. Doli qe Z. Shvarc ishte ulur prapa nesh dhe na tha te pushonim. Neve si femije qe ishim (atehere do kem qen... See more Thjesht nje histori e vogel...
Para shume vitesh ne Tirane u hap nje ekspozite franceze me rastin e 200 vjetorit te revolucionit francez. Une perhere kam qene i apasionuar pas historise dhe me pelqente te shkoja atje. Nje dite une me shume te tjere po shikonim nje film ne ekspozite. Gjate filmit une me nje shokun tim filluam te benim komente te ndryshme dhe te qeshnim. Doli qe Z. Shvarc ishte ulur prapa nesh dhe na tha te pushonim. Neve si femije qe ishim (atehere do kem qene rreth 12 vjec) nuk pushuam. Roberti u irritua shume dhe kerkoi qe te na nxirrnin nga ekspozita. Si tani me kujtohen te bertiturat e tij kundrejt punonjesve \"Une jam Robert Shvarc! Nuk lejoj asnje te me shkeli me kembe!\" Nuk mbaj mend cfare ndodhi me pas... ▲ Collapse | | | Rozafa આલ્બેનિઅન થી અંગ્રેજી + ... Robert Shvarc - njeri i nderuar dhe respektuar | May 22, 2003 |
I dashur Devis,
me siguri qe e kini vene kete shkrimin tuaj ketu per shaka . Robert Shvarc ka bere histori ne boten e perkthimeve shqiptare dhe ka qene nje njeri i mrekullueshem dhe si i tille mbahet mend. Por kuptohet te gjithe jemi njerez dhe te gjithe kemi qene femije dikur, apo jo??
Me respekt,
Rozafa
| | | Diana Kristo યૂનાઇટેડ સ્ટેટસ્ Local time: 22:27 અંગ્રેજી થી આલ્બેનિઅન + ... વિષયની શરૂઆત કરનાર I thjeshti, i miri Robert Shvarc | May 23, 2003 |
I dashur Devis,
Une nuk kam qenë në atë ekspozitë sepse pikërisht në atë kohë të 200 vjetorit të Revolucionit Francez kam qenë në Francë me studime, por një gjë mund ta them me siguri: Robert Shvarc ishte një njeri i thjeshtë, i heshtur që rrallë ia dëgjoje zërin. E mbaj mend që punonte në një nga kthinat në fund të korridorit në katin e dytë të Radiotelevizionit. Aty kishte vënë tavolinën e tij të punës dhe kërcitjet ritmike të makinës së tij (nj�... See more I dashur Devis,
Une nuk kam qenë në atë ekspozitë sepse pikërisht në atë kohë të 200 vjetorit të Revolucionit Francez kam qenë në Francë me studime, por një gjë mund ta them me siguri: Robert Shvarc ishte një njeri i thjeshtë, i heshtur që rrallë ia dëgjoje zërin. E mbaj mend që punonte në një nga kthinat në fund të korridorit në katin e dytë të Radiotelevizionit. Aty kishte vënë tavolinën e tij të punës dhe kërcitjet ritmike të makinës së tij (një Olivetti e vjetër, ndoshta që në kohën e Italisë)kumbonin përgjatë gjithë korridorit. Ashtu i pëlqente, të zhytej në punën e tij i pangacmuar nga hyrje daljet e zhurmat e të tjerëve. Nuk ka qenë fare ekzibicionist, përkundrazi. Sa herë, para se të hyja ose kur dilja nga studioja që ndodhej pikërisht pranë kthinës së tij, ndalesha dhe bisedoja me të për ndonjë shprehje a ndonjë fjalë të veçantë ose edhe thjesht për ta përshëndetur. Kishte një zë të butë, gjithënjë të ulët. Megjithatë kishte një temperament të zjarrtë, një shpirt të trazuar, gjithënjë në kërkim, kishte pikërisht ato karakteristika që e bëjnë një përkthyes të madh siç ishte ai. ▲ Collapse | | | Devis Kolonja (X) Local time: 20:27 અંગ્રેજી થી આલ્બેનિઅન + ... Mbi komentet... | May 26, 2003 |
Historia eshte e vertete... ndonje detaj do jete ndryshuar pak nga fakti per shkak te kohes qe ka kaluar. Megjithate une thjesht e postova si histori dhe aspak si ofendim ose si laverim kundrejt Z. Shvarc. | |
|
|
કોઇ મધ્યસ્થી સ્પષ્ટ રીતે આ મંચ માટે નિમવામાં આવ્યો નથી. સાઇટના નિયમોના ઉલ્લંઘનોની જાણ કરવા અથવા મદદ મેળવવા, કૃપા કરી સાઇટ સ્ટાફ » નો સંપર્ક કરો Lamtumire Robert Shvarc, njeri i punes dhe shqiptar i mire! Pastey | Your smart companion app
Pastey is an innovative desktop application that bridges the gap between human expertise and artificial intelligence. With intuitive keyboard shortcuts, Pastey transforms your source text into AI-powered draft translations.
Find out more » |
| Trados Studio 2022 Freelance | The leading translation software used by over 270,000 translators.
Designed with your feedback in mind, Trados Studio 2022 delivers an unrivalled, powerful desktop
and cloud solution, empowering you to work in the most efficient and cost-effective way.
More info » |
|
| | | | X Sign in to your ProZ.com account... | | | | | |