The good, the bad and... the ugly દોર પોસ્ટ કરનાર: Eno Damo (X)
| Eno Damo (X) Local time: 01:44 અંગ્રેજી થી આલ્બેનિઅન + ...
Të nderuar kolegë:
Shpresoj t’ia kaloni mirë. Po e nis këtë diskutim nga një përvojë mjaft interesante që pata pak më parë këtë mbrëmje. Një firmë në Turqi më kontaktoi për një pune redaktimi fare të vogël, vetëm 250 fjalë. Unë e pranova dhe iu ofrova një tarifë të arsyeshme, siç bëj pothuajse gjithnjë. Ata m’u përgjigjën nëse unë mund t’a ulja pak tarifën dhe unë pranova. Në fakt pata një parandjenjë për t’a refuzuar men... See more Të nderuar kolegë:
Shpresoj t’ia kaloni mirë. Po e nis këtë diskutim nga një përvojë mjaft interesante që pata pak më parë këtë mbrëmje. Një firmë në Turqi më kontaktoi për një pune redaktimi fare të vogël, vetëm 250 fjalë. Unë e pranova dhe iu ofrova një tarifë të arsyeshme, siç bëj pothuajse gjithnjë. Ata m’u përgjigjën nëse unë mund t’a ulja pak tarifën dhe unë pranova. Në fakt pata një parandjenjë për t’a refuzuar menjëherë, duke qënë se nuk më kishin dërguar as numër telefoni apo informacion tjetër kontakti, por nuk e bëra. Përgjigja ime sikur u hapi oreksin dhe kërkuan një zbritje tjetër. Fillimisht mendova t’u thosha “se mos e doli t’a bëj falas”, por më pas thjesht u shkrova se tarifa që po kërkonin ishte thjesht e PAPRANUESHME, kështu që duhet të gjenin dikë tjetër.
Jam i sigurtë se shumë, në mos të gjithë prej jush duhet të keni përvoja të tilla të papëlqyeshme, ato që më pëlqen t’i quaj “the ugly” të profesionit tonë. Pse të mos i ndajmë me njëri-tjetrin, përvojat dhe reagimet? Në lidhje me “the bad” mund të përmend një rast kur Polylingua, një firmë famëkeqe në Republikën Çeke, doli tamam firmë piramidale duke mashtruar mbi 50 përkthyes nga e gjithë bota, përfshirë edhe të nënshkruarin. Po kështu edhe një firmë lituaneze, Aidai ir Partneriai, e cila që prej një muaji thjesht nuk u përgjigjet mesazheve të mia pothuajse të përditshme.
Nga ana tjetër janë edhe të mirët, “the good”, ku mund të përmend një firmë malajzeze, e cila më pagoi një shumë të madhe, madje edhe parapagim e pjesën tjetër në kohë dhe po kështu një firmë polake që më parapagoi 1/3 dhe më pas shpresoj të më dërgojnë në kohë pjesën e mbetur.
Gjithë të mirat dhe le të ndajmë përvojat tona, të mira, të këqija dhe… të shëmtuara
Eno
▲ Collapse | | | Monika Coulson Local time: 01:44 સભ્ય (2001) અંગ્રેજી થી આલ્બેનિઅન + ... SITE LOCALIZER Moti i mirë duket që në mëngjes... | Apr 22, 2003 |
thotë një shprehje popullore.
Shpesh ndodh kështu dhe me kompanitë e përkthimit. Kompanitë e mira duken që në fillim. Unë nuk u besoj shumë atyre kompanive që kërkojnë \"sample translation\" të gjata (mbi 150 fjalë), apo fillojnë të diskutojnë çmimet nga 2-3 herë. Shpeshherë, ata që kërkojnë \"sample translation\", e bëjnë këtë me të gjithë përkthyesit që ofrojnë shërbimin e tyre, dhe kështu e mbarojnë të tërë materialin e përkthimit pa paguar as... See more thotë një shprehje popullore.
Shpesh ndodh kështu dhe me kompanitë e përkthimit. Kompanitë e mira duken që në fillim. Unë nuk u besoj shumë atyre kompanive që kërkojnë \"sample translation\" të gjata (mbi 150 fjalë), apo fillojnë të diskutojnë çmimet nga 2-3 herë. Shpeshherë, ata që kërkojnë \"sample translation\", e bëjnë këtë me të gjithë përkthyesit që ofrojnë shërbimin e tyre, dhe kështu e mbarojnë të tërë materialin e përkthimit pa paguar asnjë përkthyes. Kuptohet që këto lloj kompanish nuk e vrasin shumë mendjen për cilësinë e përkthimit që marrin, (edhe pse ndryshon dora e përkthimit dhe se përkthyesë të ndryshëm, që nuk janë të koordinuar mes tyre, përdorin terminologji të ndryshme). Atyre u intereson vetëm fitimi i tyre dhe kaq... Megjithatë, nuk mund t\'i fus të gjithë në një kallëp, ka edhe përjashtime.
Sidoqoftë, këto kohët e fundit unë po shoh pak e më pak prej këtyre kompanive joserioze dhe shpresoj që të mos t\'i shohim më ato
Gjithë të mirat,
Monika ▲ Collapse | | | Monika Coulson Local time: 01:44 સભ્ય (2001) અંગ્રેજી થી આલ્બેનિઅન + ... SITE LOCALIZER Edhe diçka tjetër... | Apr 23, 2003 |
Gjithashtu desha të shtoja se nëse kontaktoheni nëpërmjet ProZ.com nga ndonjë agjensi joserioze ose të dyshimtë, ju lutem më lajmëroni dhe më dërgoni të gjitha informatat që keni për atë rast. Ju faleminderit.
Monika
| | | કોઇ મધ્યસ્થી સ્પષ્ટ રીતે આ મંચ માટે નિમવામાં આવ્યો નથી. સાઇટના નિયમોના ઉલ્લંઘનોની જાણ કરવા અથવા મદદ મેળવવા, કૃપા કરી સાઇટ સ્ટાફ » નો સંપર્ક કરો The good, the bad and... the ugly CafeTran Espresso | You've never met a CAT tool this clever!
Translate faster & easier, using a sophisticated CAT tool built by a translator / developer.
Accept jobs from clients who use Trados, MemoQ, Wordfast & major CAT tools.
Download and start using CafeTran Espresso -- for free
Buy now! » |
| TM-Town | Manage your TMs and Terms ... and boost your translation business
Are you ready for something fresh in the industry? TM-Town is a unique new site for you -- the freelance translator -- to store, manage and share translation memories (TMs) and glossaries...and potentially meet new clients on the basis of your prior work.
More info » |
|
| | | | X Sign in to your ProZ.com account... | | | | | |